| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Alper Aktas emërohet ambasador i Türkiyes në Shkup
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Türkiyes dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.
Alper Aktas emërohet ambasador i Türkiyes në Shkup
Alper Aktas emërohet ambasador i Türkiyes në Shkup/ AA Arkiv

Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Türkiyes në Shkup.

Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Türkiyes dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.

Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Türkiyes në Mogadishu.

Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024.

BURIMI:AA