Somalia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Memorandumi synon ta forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, duke mbuluar një sërë fushash me interes të ndërsjellë.

By
Somalia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak / AA

Somalia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Somalisë.

Ministria në një deklaratë tha se marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, duke mbuluar një sërë fushash me interes të ndërsjellë.

Memorandumi i mirëkuptimit (MM) u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes i Somalisë, Ahmed Moallim Fiqi, dhe homologu i tij i Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman, në kryeqytetin saudit Riad.

Partneriteti strategjik synon gjithashtu ta përmirësojë stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Detit të Kuq, sipas mediave lokale somaleze.

Marrëdhënia e kombit të Bririt të Afrikës me mbretërinë është bërë edhe më e ngushtë që kur Izraeli njohu rajonin e tij të shkëputur, Somaliland.

Mogadishu gjithashtu kërkon mbështetje teknike të përparuar dhe pajisje ushtarake nga vendet e saj mike për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe hapësirën ajrore.