Studiuesit kanë zbuluar së fundmi një rrjetë gjigante merimangash, me shumë gjasë më të madhen në botë, e cila përmban rreth 110.000 merimanga brenda Shpellës së Squfurit (Sulfur Cave) në kufirin shqiptaro-grek.
“Ky është dëshmia e parë e sjelljes koloniale te dy specie të zakonshme merimangash dhe me shumë gjasë përfaqëson rrjetin më të madh të merimangave në botë,” tha për Live Science Istvan Urak, autori kryesor i studimit.
Studimi, i publikuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology, zbuloi se kjo koloni “e jashtëzakonshme” shtrihet në një rrjetë kolosale prej 1.140 metrash katrorë, e vendosur në një pjesë të errët të shpellës.
Ndërsa studiuesit zbuluan detaje të reja mbi këtë koloni merimangash në shpellë, rrjet masiv ishte vërejtur për herë të parë në vitin 2022.
Analiza tregoi se koloninë e dominojnë dy specie, Tegenaria domestica dhe Prinerigone vagans, me rreth 69.000 dhe 42.000 individë respektivisht, gjë që u konfirmua përmes testimit të ADN-së.
“Kolonia e merimangave në shpellë është një nga më të mëdhatë e dokumentuara ndonjëherë, dhe speciet e përfshira më parë nuk njiheshin për t’u mbledhur dhe bashkëpunuar në këtë mënyrë”, shtoi Urak.























