| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti i Prishtinës forcojnë bashkëpunimin akademik
Në kuadër të “Projektit Urat e Vëllazërisë”, rektori Prof. Dr. Mustafa Hatipler dhe delegacioni i tij, të cilët zhvilluan një sërë takimesh në Kosovë, vizituan Universitetin e Prishtinës.
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti i Prishtinës forcojnë bashkëpunimin akademik
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti i Prishtinës forcojnë bashkëpunimin akademik

Universiteti i Trakyas vazhdon të forcojë marrëdhëniet akademike me institucionet e arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit.

Në kuadër të “Projektit Urat e Vëllazërisë”, rektori Prof. Dr. Mustafa Hatipler dhe delegacioni i tij, të cilët zhvilluan një sërë takimesh në Kosovë, vizituan Universitetin e Prishtinës.

Gjatë takimit me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Arben Hajrullahu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Përveç shkëmbimit të njohurive dhe përvojave akademike, u shqyrtuan mundësitë për projekte të përbashkëta dhe programe të trajnimit profesional.

Rektori Hatipler tha se ndërkombëtarizimi është një nga objektivat strategjike të Universitetit të Trakyas, duke theksuar se synojnë të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata me institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Ai shprehu dëshirën për avancimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike me Universitetin e Prishtinës.

Rektori Hajrullahu tha se e konsiderojnë të rëndësishme përfitimin nga njohuritë dhe përvoja e Universitetit të Trakyas në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe shëndetësisë, duke shprehur kënaqësinë për forcimin e lidhjeve akademike mes dy universiteteve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë