| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri
Kryeparlamentarja Haxhiu bëri thirrje që në seancën të kthehen edhe deputetët që mungojnë, por ata nuk iu përgjigjën kësaj thirrjeje.
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri / AA

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm apo dy të tretave të deputetëve të pranishëm në sallën e seancës plenare, ka dështuar ta emërojë presidentin e ri duke bërë që vendi tani të hyjë në fazën para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në Kuvend ishin të pranishëm 66 deputetë, ndërsa para tyre u prezantuan dy të propozuarit për pozitën e presidentit, që të dy nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përkatësisht Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri thirrje që në seancën të kthehen edhe deputetët që mungojnë, por ata nuk iu përgjigjën kësaj thirrjeje.

Pas prezantimit të kandidatëve Konjufca dhe Kollçaku, kryeparlamentarja Haxhiu tha se sipas Kushtetutës nevojiten të paktën 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallë që të procedohet me votimin e presidentit të Kosovës.

Haxhiu bëri të ditur se për shkak të mungesës së deputetëve nuk mund ta vazhdojë seancën.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhjet me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi dy të tretat e deputetëve”, tha ajo.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon sonte në ora 23:59, ndërsa nuk është bërë e qartë nëse do të ketë edhe një përpjekje për votimin e presidentit në minutat e mbetura.

Kuorumi për seancën e presidentit arrihet me 80 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa nëse në dy rundet e para të votimit i propozuari nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton që ai t’i ketë 61 vota apo shumicën e thjeshtë për t’u emëruar president.

Në seancë përpos deputetëve të LVV-së ishin edhe deputetët e Grupit Multietnik, por jo edhe deputetët e opozitës.

Eksploro
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00
Kurti akuzon opozitën për delegjitimim të rezultatit zgjedhjor të 28 dhjetorit
Parlamentarët e Türkiyes dhe të Shqipërisë takohen në Ankara, riafirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Ministri Hoxha: Një diplomaci e hapur ndaj talenteve të reja është thelbësore për Shqipërinë 2030
Shqipëria, ShBA-ja dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e energjisë
Gashi takon homologun slloven në Lubjanë, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar
Ambasadori turk: Janë të shumta mundësitë për investime Shqipëri-Türkiye në shëndetësi
Kurti: NATO-ja, orientim strategjik dhe destinacion i Kosovës
Kurti kërkon kompromis për zgjedhjen e presidentit në seancën e jashtëzakonshme plenare
Ushtria e Maqedonisë së Veriut demonstron aftësitë para mysafirëve në stërvitjen "BLESOK 26"
OKB-ja: Suedia shkeli të drejtat e fëmijëve shqiptarë me nevoja të veçanta përmes deportimeve
Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me gjashtë vjet burg Jelena Gjukanoviqin për spiunazh