Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve është hapur në Prishtinë Festivali i Kafesë dhe Çajit ku mbi 20 brende vendore dhe ndërkombëtare ekspozohen në sheshin "Zahir Pajaziti" për degustim nga qytetarët.
Qindra qytetarë që admirojnë kafenë dhe çajin kanë mundësi të provojnë shije dhe marka të ndryshme të këtyre dy pijeve më të njohura në botë në këtë festival i cili do të jetë i hapur më 30 shtator, 1 dhe 2 tetor.
Synimi i këtij festivali është të promovohet kultura e përgatitjes së kafesë dhe çajit në Kosovë, dhe të ofrohet një përvojë unike për konsumatorët.
Përveç qytetarëve nga Kosova, festivali i cili mbahet në të njëjtën kohë çdo vit, ngjall interesim edhe të turistëve të huaj.
Përveç prezantimit dhe degustimit të produkteve, gjatë tri ditëve janë paraparë lojëra dhe dhurata për vizitorët, muzikë live si dhe maskota për argëtimin e fëmijëve.
Festivali do të jetë i hapur për tri ditë nga ora 10:00 deri në orën 21:00.























