Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi në platformën sociale turke NSosyal se dy liderët shqyrtuan bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Algjerisë në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, energjinë dhe industrinë e mbrojtjes.
TË REKOMANDUARA
Erdoğan tha se Türkiye dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Algjerinë në të gjitha fushat, duke vazhduar njëkohësisht përpjekjet për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Presidenti turk gjithashtu i përcolli urimet për Bajramin e Kurbanit presidentit Tebboune dhe popullit algjerian.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















