Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes ka njoftuar se është lokalizuar anija tregtare "Tugberk Imamoglu", e cila u fundos pasi u përplas me një anije tjetër pranë brigjeve të Silivrit në Istanbul.
Ministria turke tha se operacionet e kërkimit për anijen dhe ekuipazhin e saj po vazhdojnë pas përplasjes mes dy anijeve tregtare pranë Silivrit të mërkurën.
TË REKOMANDUARA
"Anija e shpëtimit dhe rimorkimit TCG Akin e Forcave Detare tona, e cila po operon në zonën e aksidentit që nga dita e parë, e ka lokalizuar anijen e fundosur", tha ministria duke shtuar se forcat "po vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të koordinuar".






















