| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Katz: Izraeli nuk do të largohet nga Mali Hermon dhe zona tampon në Siri
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, gjatë një vizite në zonën tampon eklaroi se forcat izraelite do të qëndrojnë në territorin sirian, duke përmendur “kërcënimet xhihadiste”.
Katz: Izraeli nuk do të largohet nga Mali Hermon dhe zona tampon në Siri
Katz: Izraeli nuk do të largohet nga Mali Hermon dhe zona tampon në Siri

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Mali Hermon apo nga zona tampon brenda territorit sirian për sa kohë atje të ketë “kërcënime” ndaj Izraelit, deklaroi të martën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në zonën tampon, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

“Nuk do të largohemi nga Mali Hermon apo nga zona e sigurisë për sa kohë të ketë kërcënime xhihadiste ndaj shtetit të Izraelit”, tha Katz.

Duke iu drejtuar presidentit sirian Ahmad al-Sharaa, ai shtoi: “Mesazhi për presidentin e Sirisë është i qartë: kur zgjohesh në mëngjes në pallatin në Damask, hedh sytë nga Mali Hermon dhe sheh ushtrinë izraelite, e kupton se ne jemi këtu për të mbrojtur komunitetet dhe kufirin tonë”.

Autoritetet siriane nuk reaguan menjëherë ndaj deklaratave të Katzit.

Ushtria izraelite mori kontrollin e zonës tampon në fund të vitit të kaluar, veprim që Damasku e cilësoi shkelje të Marrëveshjes së Shkëputjes së vitit 1974 ndërmjet dy vendeve.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit që nga viti 1967.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e Shkëputjes dhe mori nën kontroll zonën tampon dhe pozicione të tjera, përfshirë anën siriane të Malit Hermon.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë