Kryediplomati turk takohet me ambasadorët e Gjirit dhe Jordanisë në Ankara
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin dhe Omanin.
Kryediplomati turk takohet me ambasadorët e Gjirit dhe Jordanisë në Ankara / AA
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Jordanisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se takimi u mbajt në kryeqytetin Ankara.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera.
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin dhe Omanin.