| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tri nën kontroll
Ndërkaq, në rajone të ndryshme të vendit, zjarrfikësit kanë shuar 24 zjarre.
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tri nën kontroll
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tri nën kontroll

Në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, nga të cilat katër janë aktive, tri janë nën kontroll, ndërsa janë shuar 24, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarr aktive është raportuar në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë. Një tjetër zjarr është aktiv në territorin e komunave Gostivar dhe Makedonski Brod.

Zjarre aktive raportohen edhe në komunën e Çashkës, si dhe në komunën e Strugës.

Nën kontroll janë zjarret në komunën e Kërçovës, në deponinë e Dellçevës dhe në komunën e Bërvenicës.

Ndërkaq, në rajone të ndryshme të vendit, zjarrfikësit kanë shuar 24 zjarre.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë