Gjykata zvicerane kufizon mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit me status të mëparshëm në BE

Gjykata njoftoi se ukrainasit që kanë jetuar në Ukrainë para 24 shkurtit të vitit 2022 nuk mund të përfitojnë mbrojtje të përkohshme në Zvicër nëse ekziston një status i vlefshëm alternativ mbrojtjeje në një vend të BE-së ose EFTA-s.

By
Gjykata zvicerane kufizon mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit me status të mëparshëm në BE / TRT Balkan

Gjykata Federale Administrative e Zvicrës (FAC) ka vendosur se shtetasit ukrainas që kanë përfituar më parë mbrojtje në një shtet të Bashkimit Evropian (BE) ose të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) nuk kanë të drejtë për mbrojtje të përkohshme në Zvicër, e njohur si statusi ‘S’, duke sqaruar zbatimin e parimit të subsidiaritetit.

Gjykata njoftoi se ukrainasit që kanë jetuar në Ukrainë para 24 shkurtit të vitit 2022 nuk mund të përfitojnë mbrojtje të përkohshme në Zvicër nëse ekziston një status i vlefshëm alternativ mbrojtjeje në një vend të BE-së ose EFTA-s.

Rasti kishte të bënte me një shtetase ukrainase, e cila hyri në Zvicër në prill të vitit 2025 dhe aplikoi për mbrojtje të përkohshme. Ajo kishte marrë mbrojtje të përkohshme në Itali pas pushtimit rus në vitin 2022, e vlefshme deri më 4 mars të vitit 2023 dhe kishte jetuar atje për disa muaj përpara se të kthehej në Ukrainë.

Sekretariati Shtetëror për Migracion e refuzoi kërkesën e saj dhe urdhëroi largimin e saj nga vendi.

Sipas gjykatës, shtetasja ukrainase argumentoi se mbrojtja e saj në Itali kishte skaduar dhe se autoritetet zvicerane duhej të siguronin garanci për ripranimin e saj nga Italia përpara refuzimit të statusit.

FAC-u e hodhi poshtë ankesën, duke theksuar se rregullat e BE-së, të zgjatura deri më 4 mars të vitit 2027, ende e obligojnë Italinë të ofrojë mbrojtje për shtetasit ukrainas. Gjykata vlerësoi se statusi i saj mund të rikthehej nëse ajo kthehej në Itali.

“Ky vendim është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet në Gjykatën Supreme Federale”, thuhet në vendim.