| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dhe Siria do të krijojnë një mekanizëm koordinimi komunikimi
Një delegacion turk, përfshirë Ambasadorin në Damask, Nuh Yılmaz dhe zyrtarë të lartë nga Presidenca e Komunikimit, u takuan me ministrin sirian të Informacionit, Hamza Mustafa, në kryeqytetin e Sirisë.
Türkiye dhe Siria do të krijojnë një mekanizëm koordinimi komunikimi
Türkiye dhe Siria do të krijojnë një mekanizëm koordinimi komunikimi / AA
15 orë më parë

Türkiye dhe Siria planifikojnë të krijojnë një mekanizëm koordinimi komunikimi që do të funksionojë 24/7 dhe do të shërbejë si urë lidhëse midis dy vendeve, tha të enjten Zëvendës Drejtori i Komunikimit Presidencial Turk, Ferhat Pirinççi.

Një delegacion turk, përfshirë Ambasadorin në Damask, Nuh Yılmaz dhe zyrtarë të lartë nga Presidenca e Komunikimit, u takuan me ministrin sirian të Informacionit, Hamza Mustafa, në kryeqytetin e Sirisë për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin institucional në fushën e komunikimit.

Pas takimit, Yılmaz tha se Siria kohët e fundit ka kaluar një periudhë kritike pas viteve të konfliktit të brendshëm dhe është ekspozuar ndaj fushatave intensive dezinformuese, veçanërisht gjatë luftës së saj kundër organizatës terroriste PKK dhe në lidhje me zhvillimet në rajonin bregdetar dhe Sweida.

Ai vuri në dukje se Türkiye është përballur prej kohësh me fushata të ngjashme dezinformuese dhe ka zhvilluar përvojë dhe kapacitete të konsiderueshme në këtë fushë.

Të dyja palët vlerësuan në mënyrë gjithëpërfshirëse se si t'i përshtasin më mirë pozicionet e tyre në luftën kundër dezinformimit, duke përfshirë programeet e trajnimit, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe mekanizmave të përbashkët të punës.

Pirinççi e përshkroi vizitën e një delegacioni të gjerë turk si një hap të rëndësishëm dhe tha se një nga rezultatet më të rëndësishme të bisedimeve ishte vendimi për të krijuar një mekanizëm koordinimi të vazhdueshëm dhe të qartë midis dy institucioneve.

Ai shtoi se mekanizmi i planifikuar do të lehtësojë komunikimin e rregullt, shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe bashkëpunimin më të ngushtë në fusha të tilla si luftimi i dezinformimit, menaxhimi i perceptimit të medias, diplomacia publike dhe komunikimi në kriza.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë