| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik
Operacioni në Kosovë nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u zhvillua në tri vendndodhje: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik / AA

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit kibernetik.

Policia ka bërë të ditur se operacioni i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë autoritetet kosovare, në Kosovë ka përfunduar me arrestimin e tre personave.

Operacioni në Kosovë nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u zhvillua në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale.

Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre "për qëllime kriminale".

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe pajisje të ndryshme elektronike.

Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në ShBA, Britani e Madhe, Australi, Gjermani, Kosovë, Rumani, Poloni, Portugali, Kanada, Malajzi, Greqi, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Protestë për 1 Majin në Kosovë, puntorët e sektorit privat kërkojnë rritje të pagave
Shqipëri, mbi 2,1 milionë pasagjerë fluturuan në tremujorin e parë 2026
Nga sot, kalim pa kontrolle në kufirin Kosovë–Shqipëri
Kryediplomati maqedonas nga Zagrebi: Evropa duhet të bëjë një hap përpara drejt zgjerimit
Kurti: Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit
Ministri Hoxha: Riafirmuam partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë
Mucunski pritet të udhëtojë në Kroaci, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi në BE
Anketë: Serbët në Kosovë me mosbesim të thellë ndaj politikanëve, Rusia e Kina shihen si mbështetëse
Komandanti i KFOR-it viziton selinë e NATO-s në Bruksel
Banka Botërore: Rritja ekonomike rajon pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00