| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye do t'i prezantojë teknologjitë detare në festivalin "TEKNOFEST Atdheu Blu"
Festivali katërditor do t'i nxjerrë në pah kapacitetet vendase detare të Türkiyes përmes vizitave publike në anije, demonstrimeve të drejtpërdrejta dhe garave për inxhinierët e ardhshëm.
Türkiye do t'i prezantojë teknologjitë detare në festivalin "TEKNOFEST Atdheu Blu"
Türkiye do t'i prezantojë teknologjitë detare në festivalin "TEKNOFEST Atdheu Blu"

Sektorët në rritje të mbrojtjes detare dhe teknologjive detare të Türkiyes do të jenë në qendër të vëmendjes me produktet më të avancuara në festivalin "TEKNOFEST Ardheu Blu, duke i prezantuar këtë muaj kapacitetet më të fundit nënujore të vendit.

Ngjarja do t'u ofrojë vizitorëve një përvojë mbi të ardhmen e inxhinierisë detare turke në Komandën e Kantierit Detar Golcuk nga 20 deri më 23 gusht. Ajo do të organizohet bashkërisht nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes dhe Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3), duke nënvizuar Nismën më të gjerë Kombëtare të Teknologjisë të Türkiyes.

I zhvilluar në kuadër të TEKNOFEST-it, festivalit më të madh në botë të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, "TEKNOFEST Atdheu Blu" spikat me programin e tij të larmishëm dhe garat që përfshijnë platforma detare të zhvilluara në vend dhe teknologji nënujore.

Takimi katërditor do t'i bashkojë teknologjitë më të avancuara, risitë e industrisë së mbrojtjes dhe kulturën detare për ta nxitur gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve.

Festivali po zhvendoset në Golcuk të provincës veriperëndimore Kocaeli, një nga qendrat kryesore të fuqisë detare të Türkiyes, pas edicionit të suksesshëm debutues në Istanbul vitin e kaluar.

Festivali do të përfshijë gara shumë të pritshme në sistemet autonome nënujore, raketat nënujore dhe mjetet sipërfaqësore pa pilot (USV).

Inxhinierët dhe sipërmarrësit e rinj që synojnë të ardhmen do të kenë mundësinë të testojnë projektet e tyre inovative në skenarë realë përmes këtyre platformave, duke fituar njohuri mbi vizionin e ardhshëm detar të Türkiyes.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë disa prej anijeve kryesore të Marinës së Türkiyes në zona të posaçme ekspozimi, duke përjetuar nga afër pajisjet ushtarake aktive.

Njësitë elitare ushtarake, përfshirë komandot nënujore SAT dhe SAS si dhe ekipet e aviacionit detar, do të zhvillojnë demonstrime të drejtpërdrejta gjatë aktivitetit.

Përfaqësues nga organizatat partnere të TEKNOFEST-it gjithashtu do të hapin stenda ku do të prezantojnë aktivitetet e tyre në fushën e mbrojtjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë