Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, diskutuan sot për çështjet rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Erdoğan bëri thirrje për “përfundimin e menjëhershëm” të luftës mes Iranit dhe ShBA-së, duke kërkuar që diplomacisë t’i jepet një mundësi për të hapur një epokë të re stabiliteti.
Ai shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e përpjekjeve për paqe, së bashku me “vendet vëllazërore” të rajonit.
Takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të klimës COP31, në qytetin mesdhetar të Antalyas në Türkiye.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























