| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Kanadaja nënshkruajnë tri marrëveshje në mbrojtje, aviacion dhe energji
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kompleksin presidencial në Ankara, pas bisedimeve dypalëshe dhe atyre në nivel delegacionesh mes dy liderëve.
Türkiye dhe Kanadaja nënshkruajnë tri marrëveshje në mbrojtje, aviacion dhe energji
Türkiye dhe Kanadaja nënshkruajnë tri marrëveshje në mbrojtje, aviacion dhe energji / َAA

Türkiye dhe Kanadaja nënshkruan tri marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, transportin ajror dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë, në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Mark Carney.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kompleksin presidencial në Ankara, pas bisedimeve dypalëshe dhe atyre në nivel delegacionesh mes dy liderëve.

Memorandumi i mirëkuptimit për partneritetet në industrinë e mbrojtjes u nënshkrua nga Haluk Gorgun, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Türkiyes dhe ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand.

Marrëveshja për transportin ajror u nënshkrua nga ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu dhe ministrja Anand.

Ndërkohë, deklarata e përbashkët për bashkëpunimin në fushën e energjisë u nënshkrua nga ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar dhe ministri kanadez i Energjisë, Tim Hodgson.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë