| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se vizita dhe takimi është realizuar në vijim të partneritetit mes Shqipërisë dhe Francës, si edhe sipas tij mbështetjes franceze për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Francë, ndërkohë është takuar me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se vizita dhe takimi është realizuar në vijim të partneritetit mes Shqipërisë dhe Francës, si edhe sipas tij mbështetjes franceze për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një njoftim nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik "të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara".

"Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë", thuhet në njoftim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë