UEFA Liga e Konferencës: Shkëndija kundër Samsunspor, Drita kundër Celjes

Shkëndija dhe Drita ndeshjen e parë do ta luajnë në terren vendas më 19 shkurt të enjten ndërsa ndeshjet kthyese si mysafirë më 26 shkurt ditën e enjte.

By Zekerija Mexhiti
UEFA Liga e Konferencës Shkëndija kundër Samsunspor, Drita kundër Celjes / TRT Balkan AL

Shkëndija do të luajë kundër ekipit turk Samsunspor, ndërsa Drita kundër ekipit slloven Celje në raundin "play-off" të 1/16-ës së finales të UEFA Ligës së Konferencës.

Shorti i raundit "play-off" i turneut të tretë për nga rëndësia në nivel klubesh në futbollin evropian u hodh në selinë e UEFA-s në qytetin Nyon të Zvicrës. Sipas kësaj, nga ekipet e rajonit Shkëndija do të luajë me Samsunspor, ndërsa Drita me Celjen.

Nga ekipet tjera të rajonit, Zrinjski i Bosnjë e Hercegovinës do të përballet me Crystal Palace nga Anglia, ndërsa Rijeka e Kroacisë do të përballet me Omonoia të Administratës së Qipros Jugore Greke.

Shkëndija dhe Drita ndeshjen e parë do ta luajnë në terren vendas më 19 shkurt të enjten, ndërsa ndeshjet kthyese si mysafirë më 26 shkurt ditën e enjte.

Ndeshjet e raundit "play-off" janë si në vijim:

Shkëndija (Maqedoni e Veriut) - Samsunspor (Türkiye)

KuPS Kuopio (Finlandë) - Lech Poznan (Poloni)

Zrinjski (Bosnjë e Hercegovinë) - Crystal Palace (Angli)

Sigma Olomouc (Çeki) - Lausanne-Sport (Zvicër)

Noah (Armeni) - AZ Alkmaar (Holandë)

Jagiellonia (Poloni) - Fiorentina (Itali)

Drita (Kosovë) - Celje (Slloveni)

Omonoia (Administrata e Qipros Jugore Greke) - Rijeka (Kroaci)