Protesta në Romë kundër politikës amerikane në Venezuelë dhe sulmeve izraelite në Gaza

Demonstruesit mbanin banderola, flamuj palestinezë dhe venezuelas.

By
Protesta në Romë kundër politikës amerikane në Venezuelë dhe sulmeve izraelite në Gaza / AA

Një grup njerëzish kanë organizuar një protestë në kryeqytetin italian Romë kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë pavarësisht armëpushimit.

Ata mbanin banderola, flamuj palestinezë dhe venezuelas dhe demonstruan kundër ndalimit të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Mbështetësit propalestinezë gjithashtu morën pjesë në protestë dhe demonstruan për ta tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që vazhdojnë pavarësisht armëpushimit.

Më 3 janar, forcat speciale amerikane kapën presidentin Maduro në një bastisje në Karakas, duke e larguar atë nga vendi dhe duke e dërguar në paraburgim në ShBA.

Operacioni, i autorizuar nga presidenti Donald Trump, rrjedh nga paditë federale të hershme që akuzojnë Maduron për narkoterrorizëm, trafik droge dhe korrupsion. Më 5 janar, Maduro u paraqit në një gjykatë federale të qytetit të Nju Jorkut, ku mohoi akuzat.