Lejleku "Yaren" rikthehet për të 15-tin vit radhazi në folenë e tij në qytetin Bursa
I njohur për "historinë e miqësisë" së tij me Adem Yilmaz, "Yaren" mbërriti në lagjen Eskikaraagaç, që është një anëtare e Shoqatës Evropiane të Fshatrave të Lejlekëve, gjatë sezonit të migrimit.
Lejleku "Yaren", një simbol i lagjes rurale Eskikaraagaç në brigjet e liqenit Uluabat, në qytezën Karacabey të qytetit Bursa në Türkiye, është rikthyer për të 15-tin vit radhazi në folenë e tij dhe u vendos në varkën e peshkatarit Adem Yilmaz.
I njohur për "historinë e miqësisë" së tij me Adem Yilmaz, "Yaren" mbërriti në lagjen Eskikaraagaç, që është një anëtare e Shoqatës Evropiane të Fshatrave të Lejlekëve, gjatë sezonit të migrimit.
Poza tradicionale e lejlekut "Yaren" në varkën e peshkatarit Yilmaz, në lagjen ku foleja e tij shikon nga liqeni, u kap nga fotografi i natyrës dhe i jetës së egër Alper Tuydes.
"Yaren", e ndan të njëjtën fole me bashkëshorten e tij lejlekun Nazli ndërsa mund të ndiqet gjithashtu 24/7 nëpërmjet kamerave live në yarenleylek.com.