| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Të huajt shpenzuan 5,72 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2025
Niveli më i lartë i shpenzimeve u regjistrua gjatë kulmit të sezonit turistik, në tremujorin e tretë të vitit, kur arritën në 2,3 miliardë euro.
Të huajt shpenzuan 5,72 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2025
Të huajt shpenzuan 5,72 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2025 / ATA
8 orë më parë

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë vitit 2025 shënuan një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 5,72 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 15% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Sipas INSTAT-it, Shqipërinë e vizituan gjatë vitit 2025 rreth 12,4 milionë shtetas të huaj. Niveli më i lartë i shpenzimeve u regjistrua gjatë kulmit të sezonit turistik, në tremujorin e tretë të vitit, kur arritën në 2,3 miliardë euro, nga 1,9 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Jo vetëm turistët e huaj, por edhe shqiptarët që udhëtuan jashtë vendit rritën shpenzimet e tyre. Sipas INSTAT-it, në vitin 2025, shtetasit shqiptarë harxhuan jashtë vendit 3 miliardë euro, një nivel rekord, që tregon një rritje prej 14,8 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. Numri i udhëtimeve jashtë vendit gjithashtu u rrit, duke arritur në 8,6 milionë, me një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2024.

Të dhënat tregojnë një trend të fortë rritjeje në shpenzimet turistike, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, duke reflektuar një lëvizje të rëndësishme ekonomike dhe një interes të shtuar për udhëtime dhe shërbime turistike.