| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale
"Këto shifra konfirmojnë se dhuna digjitale nuk është virtuale, është dhunë reale me pasoja në botën reale", tha Sarah Hendricks.
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale / Reuters
9 Dhjetor 2025

Sipas një raporti të UN Women të publikuar sot, dhuna onlajn ndaj grave në jetën publike është intensifikuar ndjeshëm, pasi 7 në 10 gra mbrojtëse të të drejtave të njeriut, aktiviste dhe gazetare kanë raportuar se kanë përjetuar abuzim digjital.

Raporti, i cili u hartua me Komisionin Evropian dhe partnerët e kërkimit, zbulon se 41 për qind e grave të anketuara janë përballur me dëmtime jashtë linje të lidhura me sulmet onlajn (në internet).

"Këto shifra konfirmojnë se dhuna digjitale nuk është virtuale, është dhunë reale me pasoja në botën reale", tha Sarah Hendricks, drejtoreshë e politikave, programit dhe divizionit ndërqeveritar në UN Women.

Gratë që flasin për të drejtat e njeriut "po shënjestrohen me abuzim të dizajnuar për t'i turpëruar, heshtur dhe larguar ato nga debati publik", tha ajo duke shtuar se sulme të tilla gjithnjë e më shumë "përfundojnë në dyert e grave".

Për gazetarët, rritja është veçanërisht alarmante. Në anketën globale të UNESCO-s të vitit 2020, 20 për qind e sulmeve jashtë linje lidhen me abuzimin onlajn. Në anketën e re të vitit 2025, kjo përqindje është rritur më shumë se dyfishi i saj duke shënuar 42 për qind.

"Këto të dhëna tregojnë se në epokën e abuzimit të nxitur nga inteligjenca artificiale dhe autoritarizmit në rritje, dhuna online ndaj grave në sferën publike është në rritje", tha Julie Posetti, studiuesja kryesore. Ajo e quajti trendin e dokumentuar "të rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës".

Raporti vuri në dukje se pothuajse një në katër të anketuar përjetuan dhunë të asistuar nga inteligjenca artificiale, përfshirë imazhe të rreme, me ekspozimin më të lartë midis shkrimtarëve dhe komunikuesve publikë.

UN Women tha se gjetjet nxjerrin në pah nevojat urgjente për ligje më të forta, llogaridhënie të platformave dhe sisteme më të mira mbrojtjeje.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kina regjistron shkallën më të ulët të lindjeve që nga viti 1949
Shkelje masive e të dhënave në Instagram, ekspozohen informacionet e mbi 17 milionë përdoruesve
Studiuesit paralajmërojnë se mikroplastikat po dobësojnë rolin e oqeaneve në thithjen e karbonit
Shkencëtarët regjistrojnë një rast të rrallë adoptimi të këlyshit të ariut polar në Kanadanë veriore
RMV, për herë të parë kryhet operacion në rast deformim kongjenital, me pjesëmarrjen e mjekut turk
Personat me aftësi të kufizuara në Hakkari tejkalojnë pengesat përmes krijimtarisë
UNDP-ja: Inteligjenca artificiale mund ta përshpejtojë pabarazinë globale
Studim: Pyjet e Afrikës tani janë burim karboni neto
OBSh-ja: Një në gjashtë persona në botë përballet me infertilitetin
Roveri i NASA-s kap prova të paprecedenta të rrufeve në planetin Mars
OBSh-ja: Tuberkulozi vret 1,2 milion njerëz çdo vit, rënia e fondeve rrezikon rritjen e viktimave
Zbulohet një superTokë e re shkëmbore potencialisht e banueshme
Formuesit e baltës: Trashëgimia e gjallë e qeramikës së Iznikut
Pse heqja dorë nga rrjetet sociale mund të jetë çelësi i lumturisë?
Pronarët e kafenesë në Londër nën presion, refuzojnë të heshtin në lidhje me Gazën
Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes
Fosil 200-milionëvjeçar nga periudha Jurasike i zbuluar në veriperëndim të Indisë
Ekspozita e dytë e "Istanbul Photo Awards 2025" hapet në Istanbul
Dehidratimi në vapë ekstreme rrit rrezikun e gurëve në veshka
Prishtinë, fillon festivali treditor i artit të grafitit në mur