Zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Kosovë: Në garën për deputet garojnë 1.146 kandidatë

KQZ-ja ka miratuar gjithashtu listën e votuesve, me 2.076.290 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 1.999.205 votojnë brenda vendit dhe 77.085 jashtë Kosovës.

By
Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë / AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lista Serbe nuk është certifikuar, pasi mori vetëm tre vota për, dy kundër dhe gjashtë abstenime.

Dy anëtarët e KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe. Ndërkohë, anëtari boshnjak, Almir Saiti, lëshoi mbledhjen në shenjë proteste, duke pretenduar falsifikim të listës së Koalicionit Vakat. Nga kjo listë, KQZ-ja certifikoi 42 nga 43 kandidatët, pasi një prej tyre dyshohet të jetë e etnisë shqiptare.

KQZ-ja ka miratuar gjithashtu listën e votuesve, me 2.076.290 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 1.999.205 votojnë brenda vendit dhe 77.085 jashtë Kosovës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 qendra votimi me gjithsej 2.614 vendvotime.