Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të hënën bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.
Gjatë telefonatës, Erdogan ka mirëpritur mirëkuptimin e arritur mes Iranit dhe SHBA-së, duke thënë se Turqia do të ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që procesi të përfundojë në mënyrë paqësore, thuhet në një postim të drejtorisë në platformën sociale turke NSosyal.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e veprimit me kujdes ndaj atyre që përpiqen të sabotojnë bisedimet.
Erdogan ka thënë se është e rëndësishme dhe e nevojshme të ndërmerren hapa në periudhën e re që do të forcojnë paqen rajonale, duke shtuar se Türkiye do të punojë për ta ndihmuar vendosjen e saj.
Presidenti turk gjithashtu ka thënë se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të përmirësuar bashkëpunimin tregtar, financiar dhe energjetik me Iranin.


















