17 Tetor 2025
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Türkiyes, Cevdet Yilmaz.
Takimi është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj bëri të ditur se ka pritur zv/presidentin turk Yılmaz.
"Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe miqësore na nxisin të thellojmë bashkëpunimin në ekonomi, tregti, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, siguri, mbrojtje dhe energji të rinovueshme", shkroi ai duke shtuar:
"Shqipëria e vlerëson Türkiyen dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan si një partner dhe aleat kyç, të përkushtuar nëpërmjet dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë".
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



























