| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
​Real Madrid shkarkon trajnerin Xabi Alonso
Real Madrid nëpërmjet një njoftimi në kanalin zyrtar të klubit, ka shkruar se Xabi Alonso do të gëzojë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madrilenëve sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e klubit.
​Real Madrid shkarkon trajnerin Xabi Alonso
​Real Madrid shkarkon trajnerin Xabi Alonso / TRT Balkan
12 Janar 2026

Real Madrid ka njoftuar se me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur t'i japë fund kohës së tij si trajner i ekipit të parë.

Real Madrid nëpërmjet një njoftimi në kanalin zyrtar të klubit, ka shkruar se Xabi Alonso do të gëzojë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madrilenëve sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e klubit.


“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Ne dëshirojmë të falënderojmë Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij të trajnerëve për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe, dhe t'u urojmë atyre fat të mbarë në këtë fazë të re të jetës së tyre”, thuhet në njoftim.

Ky reagim vjen pas humbjes së ndeshjes së mbrëmshme kundër Barcelonës me rezultat 3-2.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë