| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Sulm me thikë në tren në Britani: 10 të plagosur, 9 në gjendje kritike
Policia Britanike e Transportit tha se oficerët kundërterrorizmit po mbështesin hetimin ndërsa autoritetet po punojnë për t'i përcaktuar rrethanat e plota dhe motivin e sulmit.
Sulm me thikë në tren në Britani: 10 të plagosur, 9 në gjendje kritike
Sulm me thikë në tren në Britani: 10 të plagosur, 9 në gjendje kritike / TRT Balkan

Dhjetë persona ndodhen aktualisht nëpër spitale britanike përfshirë nëntë me lëndime që rrezikojnë jetën pas një sulmi me thikë në trenin Doncaster–London King’s Cross të shtunën mbrëma. 

Dy persona janë arrestuar pasi disa viktima u therën me thikë në tren.

Policia Britanike e Transportit tha se oficerët kundërterrorizmit po mbështesin hetimin ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivin e sulmit.

Dëshmitarë okularë thanë për BBC-në se një burrë me krah të gjakosur u pa duke vrapuar nëpër një vagon duke bërtitur “Ata kanë një thikë”, ndërsa një dëshmitar tjetër raportoi se ka parë policinë duke përdorur pistoletë elektrike ndaj një burri në platformë.

Kryeministri Keir Starmer e përshkroi sulmin si “thellësisht shqetësues” dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe falenderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre”, shkroi ai në platformën amerikane të medias sociale X.

Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se është “thellësisht e trishtuar” për sulmin me thikë.

“U bëj thirrje njerëzve të shmangin komentet dhe spekulimet në këtë fazë të hershme”, shkroi ajo në X.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Erdoğan përgëzon Melonin për mandatin rekord në krye të qeverisë italiane
Kremlini: SHBA-ja mund t’i kërkojë Kievit ndalimin e sulmeve
Amnesty: Izraeli po përshpejton aneksimin e Bregut Perëndimor me konfiskime të reja tokash
Bashkëshorti i aktivistes turko-amerikane të vrarë kritikon mungesën e hetimit nga ShBA-ja
Policia izraelite qëllon dhe vret një palestinez në Jerusalemin Lindor të pushtuar
Qeveria e kryeministres Meloni bëhet më jetëgjata në historinë e Republikës italiane
ShBA: Miratohet projektligji për ndëshkimin e universiteteve për bojkotim ndaj Izraelit
Artileria izraelite shënjestron periferinë perëndimore të Damaskut
Franca regjistron verën më të nxehtë që nga viti 1900
Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon Iranin me sulme ndaj objekteve energjetike
Siria njofton shkatërrimin e parë të materialeve kimike që nga rënia e regjimit të Asadit
Libi, depoja e naftës në Tripoli shënjestrohet nga një mjet i dyshuar si dron
Shefi i inteligjencës ushtarake suedeze paralajmëron për "kërcënim të lartë" nga lufta hibride ruse
Ben-Gvir i Izraelit planifikon zhvendosjen e 1,86 milion palestinezëve nga Gaza brenda 7 vjetësh
Irani: Përgjigjja ndaj çdo sulmi të ardhshëm të ShBA-së do të jetë asimetrike dhe shumështresore
Holanda paralajmëron për shfaqjen e një gjenerate të re kriminelësh kibernetikë
Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe si kundërpërgjigje të masës së Gjermanisë
Vendet e G20-ës arrijnë konsensus mbi politikën globale të teknologjisë
Trump: ShBA-ja po ballafaqohet me Iranin për të mbrojtur Izraelin, Lindjen e Mesme dhe Perëndimin
Ushtria izraelite bastis Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor