| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri turk i Mbrojtjes, takohet në Ankara me homologun shqiptar
Ministri Güler priti ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Nufi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara, me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler u takua me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi. 

Ministri Güler priti ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Nufi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara, me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Nufi përshëndeti trupën e nderit.

Ministrat më pas zhvilluan një takim me dyer të mbyllura për median.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë