Kompania turke e mbrojtjes "Baykar" ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Presidencën për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afërta (YTB), me qëllimin për të mbështetur studentët palestinezë që ndjekin arsimin e lartë në Turqi në kuadër të programit “Bursat e Türkiyes”.
Kryetari i bordit të kompanisë "Baykar", Selçuk Bayraktar, në rrjetin social amerikan X njoftoi se kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me YTB-në për “të mbështetur vëllezërit dhe motrat palestineze në rrugëtimin e tyre arsimor”.
Kreu i kompanisë turke gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për nismën e bursave.
“Zoti i bekoftë të gjithë ata që mbështesin vëllezërit dhe motrat tona në vendet mike dhe vëllazërore përmes ‘Bursave të Türkiyes’. U qofshin të hapura rrugët dhe i priftë fati i ndritur”, tha ai.
Në një postim tjetër, kompania "Baykar" tha se protokolli synon të mbështesë studentët palestinezë që studiojnë në Türkiye përmes programit “Bursat e Türkiyes”, duke shtuar: “U urojmë një jetë të mbushur me suksese”.























