Dembele fiton Topin e Artë dhe nderon nënën: Edhe kur bota më braktisi, nëna ime qëndroi pranë meje

Ai u shpall lojtari më i mirë i vitit 2025, pasi shënoi 35 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar 5 trofe me PSG-në, madje atë më të rëndësishmin në Europë, UEFA Ligën e Kampionëve.

Dembele fiton Topin e Artë dhe nderon nënën: Edhe kur bota më braktisi, nëna ime qëndroi pranë meje / TRT Balkan

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili zuri vendin e dytë në renditje.

Ai u shpall lojtari më i mirë i vitit 2025, pasi shënoi 35 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar 5 trofe me PSG-në, madje atë më të rëndësishmin në Europë, UEFA Ligën e Kampionëve.

Duke kujtuar se një periudhë kishte vështirësi në karrierën e tij sportive, ai në rrjete sociale ka falënderuar nënën e cila sipas tij ka qëndruar pranë gjithmonë.

“Edhe kur bota më la, nëna ime qëndroi”, ka shkruar Dembele.