Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha sot se gati 8.000 emigrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur në mbarë botën në vitin 2025 ndërsa përpiqeshin të gjenin siguri ose të kërkonin një të ardhme më të mirë.
Drejtoresha e Departamentit të agjencisë për reagim humanitar dhe rimëkëmbje, Maria Moita u tha gazetarëve në Gjenevë se shifrat tregonin një situatë globale që po përkeqësohej. "Më shumë vdekje se kurrë më parë u regjistruan në Azi, me qindra njerëz Rohingya dhe afganë midis atyre që preken".
Moita tha se presionet e migracionit nuk ishin lehtësuar, por rrugët kishin ndryshuar për shkak të konfliktit, tronditjeve klimatike, kërkesave të punës dhe ndryshimeve të politikave. "Ajo që po shohim në vend të kësaj është se rrugët po ndryshojnë", tha ajo. "Disa rrugë të vendosura kanë parë më pak mbërritje, por udhëtimet shpesh janë bërë më të gjata, më të fragmentuara dhe gjithnjë e më të rrezikshme", shtoi Moita.
Andrea Garcia e IOM-it tha se ka një rënie të numrit vitin e kaluar krahasuar me vitin 2024, i cili regjistroi 9.197 vdekje të migrantëve në të gjithë botën. Ajo tha se shifra më e ulët për vitin 2025 nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak njerëz të vdekur, por përkundrazi pasqyron mungesën e informacionit të arritshëm dhe vështirësinë e verifikimit të shumë rasteve.
Garcia thekson se ekzistojnë rreth 1.500 vdekje ose zhdukje shtesë që agjencia besonte se kishin ndodhur, por nuk mund t'i konfirmonte me siguri të mjaftueshme për t'i përfshirë në totalin zyrtar.
Sipas IOM-it, Deti Mesdhe Qendror mbeti rruga më vdekjeprurëse e migrimit ndërsa vdekjet në Gjirin e Bengalit vazhduan të rriten për të tretin vit radhazi. Rrugët tokësore të përdorura nga afganët që iknin nga Afganistani ishin gjithashtu ndër rrugët më vdekjeprurëse të migrimit, tha agjencia.


























