| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ushtria shqiptare hap dyert në Kuçovë, thirrje për rekrutë të rinj
Gjatë këtij eventi, të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë që mbart shërbimi në uniformë, si dhe me sfidat dhe standardet që kërkon kjo karrierë.
Ushtria shqiptare hap dyert në Kuçovë, thirrje për rekrutë të rinj
Ushtria shqiptare hap dyert në Kuçovë, thirrje për rekrutë të rinj / Ministria e Mbrojtes e Shqipërisë / FB
8 orë më parë

Në kuadër të fushatës rekrutuese për ushtarë, detarë dhe ajrorë aktivë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizuan një “Ditë të Hapur” në qytetin e Kuçovë.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Qendra e Personel Rekrutimit, duke synuar informimin dhe përfshirjen e të rinjve që janë të interesuar për t’iu bashkuar ushtrisë si ushtarë, detarë apo ajrorë aktivë.

Gjatë këtij eventi, të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë që mbart shërbimi në uniformë, si dhe me sfidat dhe standardet që kërkon kjo karrierë.

Pjesëmarrësit u informuan mbi disiplinën, përkushtimin dhe vlerat që karakterizojnë shërbimin ushtarak, si edhe mbi mundësitë për zhvillim personal dhe profesional që ofron kjo rrugë.

“Shërbimi në Forcat e Armatosura nuk është thjesht një karrierë, është zgjedhje për të qenë në vijën e parë për vendin tënd”, thekson Ministria e Mbrojtjes në një postim.