| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan diskutojnë luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Burnham gjithashtu theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët, rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe “garantimit që Irani të mos sigurojë kurrë armë bërthamore”.
Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan diskutojnë luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan diskutojnë luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme/ AA

Kryeministri britanik, Andy Burnham dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe për luftën në Ukrainë.

Gjatë bisedës, njoftoi zyra e kryeministrit britanik, Burnham e uroi Trumpin për të dhënat e fundit të punësimit në ShBA dhe theksoi shenjat pozitive të rritjes edhe në ekonominë e Mbretwrisw sw Bashkuar.

“Kryeministri tha se qeveria po krijon më shumë optimizëm për Mbretërinë e Madhe dhe se po shënon përparim, por se mbetet ende shumë për t’u bërë”, thuhet më tej.

Sa i përket Ukrainës, dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve drejt një armëpushimi që do të parandalonte humbje të tjera jetësh.

Burnham përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe për negociatat e fundit të paqes të udhëhequra nga ShBA-ja.

Duke iu kthyer Lindjes së Mesme, Burnham theksoi angazhimin e vendit tw tij për të punuar drejt paqes dhe sigurisë në rajon.

Sipas zyrws sw kryeministrit britanik, Burnham gjithashtu theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët, rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe “garantimit që Irani të mos sigurojë kurrë armë bërthamore”.