| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dhe Siria diskutojnë në Damask objektivin tregtar prej 10 miliardë dollarësh
Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, viziton Damaskun për të diskutuar me zyrtarët sirianë marrëdhëniet tregtare dhe mundësitë e investimeve.
Türkiye dhe Siria diskutojnë në Damask objektivin tregtar prej 10 miliardë dollarësh
Türkiye dhe Siria diskutojnë në Damask objektivin tregtar prej 10 miliardë dollarësh / َAA

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, ka mbërritur në Damask së bashku me një delegacion biznesi për edicionin e 63-të të Panairit Ndërkombëtar të Damaskut. Ai u takua me ministrin sirian të Ekonomisë dhe Industrisë, Nidal al-Shaar, për të diskutuar hapat drejt arritjes së objektivit prej 10 miliardë dollarësh për vëllimin tregtar dypalësh.

Zyrtarët shqyrtuan bashkëpunimin për lehtësimin e tregtisë, veçanërisht në transport dhe në pikat doganore, si dhe rolin e mundshëm të sektorit privat turk në rindërtimin e Sirisë, bëri të ditur Bolat të mërkurën në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Ministrat rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimit të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Türkiye–Siri në prill.

Bolat u takua më pas me Ahmad Rawad Ramadan, kreun e sapoemëruar të Agjencisë Siriane të Investimeve, për ta diskutuar interesin e kompanive turke për investime.

Të dyja palët shqyrtuan hapat për krijimin e një mjedisi të parashikueshëm investimesh dhe investimet e planifikuara në zonat e organizuara industriale në rajonet siriane Kamune dhe Saraqib.

Bolat theksoi se njohja e thellë e komunitetit turk të biznesit nga Ramadan do t'i përshpejtojë marrëdhëniet e investimeve ndërmjet Türkiyes dhe Sirisë.

Biznesmenët turq që morën pjesë në takim paraqitën gjithashtu pritshmëritë dhe planet e tyre afatgjata të investimeve për rritjen e prodhimit dhe punësimit në rajon.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë