Tirana dënon fuqimisht sulmin iranian kundër Türkiyes
“Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Türkiyes, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO”, deklaron ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dënoi sot sulmin e fundit të Iranit në hapësirën ajrore të Türkiyes.
MEPJ-ja, në një reagim në rrjetet sociale, u shpreh se Republika Islamike e Iranit vijon ta përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke e vënë në shënjestër Türkiyen.
“Edhe një herë, NATO-ja e ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre”, thuhet në deklaratën e MEPJ-së.
Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Türkiyes, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO.
MEPJ-ja u shpreh se qëndrojmë në solidaritet të plotë me Türkiyen dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës.