Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë pa dokumente, më shumë se dyfishi i kapacitetit të lejuar.
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen / Reuters
Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë, së bashku me shoferin, janë plagosur në një aksident rrugor mbrëmë në Burgas të Bullgarisë.
Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë, më shumë se dyfishi i kapacitetit të lejuar.
Policia tha se emigrantët që ishin në automjet kishin hyrë në Bullgari në rrugët ilegale.
Bazuar në informacionet paraprake, emigrantët e mbijetuar besohet se janë nga Afganistani.