Kallas pas formimit të Qeverisë: Koha për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë

Kallas ka thënë se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Kosovë-Serbi

By
Kallas pas formimit të Qeverisë: Koha për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë / AA

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, pas zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është e gatshme për të organizuar një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social X, Kallas ka thënë se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

"Pas më shumë se një viti bllokadë politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Tani e rëndësishme është që të ecet me shpejtësi në zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së në vlerë prej qindra milionë eurosh dhe për të shënuar përparim në rrugën drejt BE-së", ka shkruar Kallas.

Mbrëmë në orët e vona, pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, deputetët miratuan kabinetin e ri qeveritar nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurtit në mandatin e tij të tretë qeverisës.