| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon deklaratat izraelite kundër presidentit Erdoğan si "shpifje të ulëta dhe të pacipa"
Ministria e Jashtme e Türkiyes tha se Izraeli po përpiqet të fshehë të vërtetën, duke përsëritur mbështetjen e Ankarasë për palestinezët dhe të tjerët që preken nga politikat izraelite.
Türkiye dënon deklaratat izraelite kundër presidentit Erdoğan si "shpifje të ulëta dhe të pacipa"
Türkiye i dënon deklaratat izraelite kundër presidentit Erdoğan si "shpifje të ulëta dhe të pacipa" / َAA

Türkiye ka dënuar të mërkurën deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Izraelit drejtuar presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke i cilësuar ato si “shpifje të ulëta dhe të pacipa” që synojnë të fshehin të vërtetën.

“Shpifjet e ulëta dhe të pacipa të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, të drejtuara kundër presidentit tonë të nderuar, përbëjnë një tjetër shembull të përpjekjeve të kota të autoriteteve izraelite për të fshehur të vërtetën”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

Në deklaratë theksohet se Erdoğan, gjatë fjalimit të tij hapës në Samitin e Liderëve të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31), të organizuar nga Türkiye, edhe një herë ka vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare politikat sistematike shtypëse të Izraelit, duke shprehur ndjenja dhe qëndrime që pasqyrojnë ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit.

“Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë përkrah të gjithë atyre që shtypen nga politikat agresive të Izraelit, veçanërisht palestinezëve”, shtoi ministria.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë