Kurti: Kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës, hap i jashtëzakonshëm për shtetin

Në prag të ndeshjes kundër Türkiyes, kryeministri Kurti bëri thirrje për vetëbesim dhe përkushtim maksimal nga ana e lojtarëve, duke i inkurajuar të luajnë lirshëm, të japin maksimumin në çdo minutë të lojës.

By
Kurti: Kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës, hap i jashtëzakonshëm për shtetin / FB/Albin Kurti

Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me ecurinë e përfaqësueses së Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kupën e Botës, duke e cilësuar këtë arritje si një hap të jashtëzakonshëm për vendin.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti e ka vizituar skuadrën e futbollit të Kosovës në prag të ndeshjes së play offit të finales për Botërorin 2026. 

Kualifikimi në Kupën e Botës sipas Kurtit është hap i jashtëzakonshëm për Kosovën si shtet.

“Finalja e së martës është më shumë se e merituar. Djemtë tanë kanë punuar fort, kanë qëndruar të bashkuar dhe kanë luajtur me zemër në çdo ndeshje, brenda e jashtë vendit.Turqia është ekip i mirë. Por edhe ata e kanë një kundërshtar shumë të fortë. Kjo ishte energjia të cilën e pashë sonte gjatë takimit me përfaqësuesen tonë”, tha Kurti.

Kryeministri bëri thirrje për vetëbesim dhe përkushtim maksimal nga ana e lojtarëve, duke i inkurajuar të luajnë lirshëm, të luftojnë për njëri-tjetrin dhe të japin maksimumin në çdo minutë të lojës.

Kosova dhe Türkiye ndeshen më 31 mars në Prishtinë në finalen e play-offit për Kupën e Botës 2026.