| albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Hamas: Kemi marrë garanci nga ndërmjetësuesit dhe ShBA-ja se lufta “ka përfunduar plotësisht”
Udhëheqësi i grupit, Khalil al-Hayya, bëri të ditur se qindra të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.
Hamas: Kemi marrë garanci nga ndërmjetësuesit dhe ShBA-ja se lufta “ka përfunduar plotësisht”
Hamas: Kemi marrë garanci nga ndërmjetësuesit dhe ShBA-ja se lufta “ka përfunduar plotësisht”
9 Tetor 2025

Hamas njoftoi të enjten se ka marrë garanci nga ndërmjetësuesit dhe Shtetet e Bashkuara se lufta izraelite në Gaza “ka përfunduar plotësisht”.

Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, shpalli marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin dhe përshkroi hapat e menjëhershëm që do të ndërmerren, përfshirë tërheqjen e forcave izraelite, rihapjen e pikës kufitare Rafah dhe lejimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Ai tha se marrëveshja përfshin gjithashtu një shkëmbim të madh të të burgosurve, me 250 palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite dhe 1.700 të tjerë të arrestuar pas 7 tetorit 2023 që do të lirohen, së bashku me të gjithë fëmijët dhe gratë e ndaluara.

“Ne kemi marrë garanci nga vëllezërit tanë ndërmjetësues dhe nga administrata amerikane, të cilët konfirmojnë se lufta ka përfunduar plotësisht”, tha al-Hayya.

Ai shtoi se Hamasi do të vazhdojë të koordinojë me fraksionet kombëtare dhe islamike për zbatimin e hapave të mbetur, për mbrojtjen e interesave palestineze dhe për ndjekjen e të drejtës për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur me Jeruzalemin si kryeqytet.

Më 29 shtator, presidenti amerikan Donald Trump prezantoi një plan armëpushimi me 20 pika për Gazën, që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve izraelitë në këmbim të rreth 2.000 të burgosurve palestinezë, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit u shpall fillimisht nga Trumpi herët të enjten dhe më vonë u konfirmua edhe nga Tel Avivi.

Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force sigurie të përbërë nga palestinezë dhe trupa nga vende arabe e islame, si dhe çarmatosjen e Hamasit.

Plani gjithashtu parashikon financim arab dhe islamik për administratën e re dhe rindërtimin e enklavës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza
Numër i kufizuar kamionësh me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit
UNICEF-i: Në ditën e parë të fushatës në Gaza u vaksinuan 2.400 fëmijë
Çifti i moshuar nga Gaza, që humbi 5 fëmijë, kujdeset për 36 nipër e mbesa
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë dënimin me vdekje për palestinezët e burgosur
Liderët e MB-së dhe EBA-së diskutojnë për Sudanin dhe Gazën gjatë një bisede telefonike
Autoritetet e Gazës morën eshtrat e 15 palestinezëve të tjerë nga Izraeli
Grupi i të drejtave të njeriut: Mesatarisht 8 palestinezë vriten çdo ditë në Gaza
Kryeministri izraelit dhe këshilltari i Trumpit diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për armëpushimin
Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e armëpushimit
Ish-ambasadori i BE-së në Palestinë: Brukseli ta mbajë gjallë agjendën e sanksioneve kundër Izraelit
ShBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë
Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite