| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka
Në njoftim theksohet se Çelhaka gjatë karrierës së tij ka luajtur për KF Tirana, Legia Varshavë dhe NK Olimpija Ljubljana
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka / AA

Ekipi i Ligës së Parë Turke Trendyol, Muğlaspor, njoftoi se ka transferuar futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka (25).

Në njoftimin e klubit bardhejeshil thuhet se është nënshkruar kontratë zyrtare me mesfushorin defensiv shqiptar Jurgen Çelhaka, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit slloven të PrvaLigës, NK Olimpija Ljubljana.

Në njoftim theksohet se Çelhaka gjatë karrierës së tij ka luajtur për KF Tirana, Legia Varshavë dhe NK Olimpija Ljubljana.

"Çelhaka gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në garat e Ligës së Kampionëve, Ligës së Konferencës dhe Ligës së Evropës. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, e cila u mbajt në ambientet e klubit tonë, morën pjesë edhe zëdhënësja jonë për media, avokatja Nacide Bülbül, si dhe kapiteni i përgjithshëm i klubit, Süleyman Çulha. Jurgen Çelhaka, i cili sezonin e kaluar u aktivizua në 28 ndeshje zyrtare, i urojmë suksese me fanellën tonë bardhejeshile. Mirë se erdhe Jurgen Çelhaka", thuhet nga klubi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë