Amazon shton një tarifë prej 3,5 për qind për karburantin për shitësit
Gjiganti i tregtisë elektronike njoftoi këtë masë për partnerët e tij tregtar, duke bërë të ditur se tarifa shtesë do të zbatohet për shërbimet e kompanisë në ShBA dhe Kanada.
Kompania Amazon do të aplikojë një tarifë shtesë prej 3,5 për qind për karburant dhe logjistikë mbi tarifat e përmbushjes për shitësit duke filluar nga 17 prilli, për të përballuar rritjen e kostove operative.
Gjiganti i tregtisë elektronike njoftoi këtë masë për partnerët e tij tregtar, duke bërë të ditur se tarifa shtesë do të zbatohet për shërbimet e kompanisë në ShBA dhe Kanada.
Kjo masë përfshin gjithashtu përmbushjen në distancë nga ShBA-ja drejt Kanadasë, Meksikës dhe Brazilit.
Çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm pas fillimit të konfliktit në Iran më 28 shkurt.
Në ShBA çmimet mesatare kombëtare të benzinës u rritën me rreth 36 për qind në katër javët pas fillimit të luftës. Mesatarja kombëtare për një gallon benzinë arriti në 4.1 dollarë, nga 2.98 dollarë një muaj më parë.
Çmimet e naftës dizel u rritën edhe më shumë për shkak të ndërprerjeve në rrugët detare të transportit, me një rritje prej 46 për qind duke arritur në 5.5 dollarë për gallon.
Sot, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shumë amerikanë kanë qenë të shqetësuar për rritjen e fundit të çmimeve të benzinës në vend”.
“Kjo rritje afatshkurtër ka qenë tërësisht rezultat i regjimit iranian që ka ndërmarrë sulme të çmendura terroriste ndaj anijeve tregtare të naftës të vendeve fqinje që nuk kanë lidhje me konfliktin”, tha Trump.