Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut
Pas votimit, deputet e opozitës protestuan edhe në sallën e Kuvendit, duke bllokuar foltoren dhe mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet "dorëheqje" dhe "qeveri teknike".
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Me 82 vota kundër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste dhe 47 vota pro të partive opozita, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dhënien e autorizimit "për arrestimin/heqjen e lirisë" ndaj Ballukut nuk është miratuar.
Pas votimit, deputet e opozitës protestuan edhe në sallën e Kuvendit, duke bllokuar foltoren dhe mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet "dorëheqje" dhe "qeveri teknike".
Shumica parlamentare ka pretenduar se për rastin e Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion dhe akuzë për pengim të drejtësisë.
Ndërkohë, opozita pretendon se janë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë, pasi sipas Partisë Demokratike, Balluku "rrezikon të prishë provat".
Çështja ndaj Ballukut
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) vendosi më 19 nëntor 2025 të pezullojë nga detyra Ballukun dhe gjithashtu ka vendosur ndaj saj edhe masën "ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Masa "ndalim të daljes jashtë shtetit" është ende në fuqi.
Sipas autoriteteve Balluku akuzohet për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".
Më 5 mars Kuvendi i Shqipërisë vendosi për shkarkimin e Ballukut, pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Çështja ndaj Ballukut ka shkaktuar protesta dhe reagime në Shqipëri në muajt e fundit.