| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shefi i inteligjencës turke viziton Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi sigurinë rajonale
“Ne besojmë se partneriteti ynë strategjik me Emiratet do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe paqes rajonale”, theksoi Goktas.
Shefi i inteligjencës turke viziton Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi sigurinë rajonale
Shefi i inteligjencës turke viziton Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi sigurinë rajonale

Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes, Ibrahim Kalin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Ambasadori i Türkiyes në Abu Dhabi, Lutfullah Goktas, në një postim në rrjetin social amerikan X njoftoi se Kalin u prit dje në Abu Dhabi nga zv/presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed.

Goktas njoftoi se në takim morën pjesë edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Emirateve, Tahnoun bin Zayed, si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare, Ali al-Shamsi.

Ai shtoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Ne besojmë se partneriteti ynë strategjik me Emiratet do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe paqes rajonale”, theksoi Goktas.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë