| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Siria njofton shkatërrimin e parë të materialeve kimike që nga rënia e regjimit të Asadit
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë, Ibrahim Olabi, e përshkroi operacionin si një moment historik dhe si përpjekja e parë të këtij lloji që nga rrëzimi i regjimit të mëparshëm.
Siria njofton shkatërrimin e parë të materialeve kimike që nga rënia e regjimit të Asadit
Siria njofton shkatërrimin e parë të materialeve kimike që nga rënia e regjimit të Asadit

Siria e njoftoi të enjten fillimin e shkatërrimit të materialeve kimike të gjetura në vend, nën mbikëqyrjen e ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë, Ibrahim Olabi, e përshkroi operacionin si një moment historik dhe si përpjekja e parë të këtij lloji që nga rrëzimi i regjimit të mëparshëm.

“Dëshiroj të njoftoj sot para jush një moment historik, përkatësisht fillimin e procesit të shkatërrimit të disa prej materialeve kimike të gjetura në Siri, nën mbikëqyrjen e kolegëve të OPCW-së”, tha Olabi.

“Është gjithashtu i pari i këtij lloji për shkatërrimin e materialeve kimike në territorin sirian në më shumë se një dekadë”, shtoi ai, duke thënë se procesi dëshmon se çfarë mund të arrijnë diplomacia, vullneti politik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Olabi tha se Siria është e përkushtuar ndaj llogaridhënies dhe do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për ta mbështetur drejtësinë kombëtare.

“Qëndrimi i Sirisë për llogaridhënien nuk është i hapur ndaj kompromisit apo interpretimit”, tha ai.

Ai deklaroi se operacioni e synon mbrojtjen e sirianëve dhe parandalimin e rënies së armëve kimike në duar të gabuara, si dhe ruajtjen e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Çdo objekt që sigurohet, çdo municion që identifikohet, nuk largon vetëm një rrezik për Sirinë, por për gjithë botën”, tha ai.

Sulmet e përsëritura izraelite

Olabi tha se sulmet e përsëritura izraelite kanë penguar operacionet për shkatërrimin e materialeve kimike, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojë kushtet që do të mundësonin vazhdimin e procesit të shkatërrimit.

“Siç e dini të gjithë dhe siç është dokumentuar në shumë raporte, sulmet e përsëritura izraelite kanë penguar operacionet e tilla të shkatërrimit. Në faza të caktuara, ato i kanë ndërprerë plotësisht operacionet dhe kanë çuar në anulimin e këtyre vizitave. Ato gjithashtu kanë ekspozuar ndaj rrezikut ekipet kombëtare, ekipet e organizatës dhe objektet që po sigurohen”, tha ai.

“Ne nuk mund ta garantojmë sigurinë e rajonit nëse siguria jonë është e ekspozuar ndaj sulmeve nga Izraeli”, shtoi Olabi.

Ai tha se Siria kishte trashëguar “dosje shumë serioze dhe komplekse” nga regjimi i mëparshëm dhe se po i trajton ato në përputhje me të drejtën dhe standardet ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet tani, nëse nuk është në gjendje të na ndihmojë drejtpërdrejt, të paktën të parandalojë çdo gjë që kërcënon ta dëmtojë aftësinë tonë për ta kryer këtë detyrë në emër të tij”, tha Olabi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ben-Gvir i Izraelit planifikon zhvendosjen e 1,86 milion palestinezëve nga Gaza brenda 7 vjetësh
Irani: Përgjigjja ndaj çdo sulmi të ardhshëm të ShBA-së do të jetë asimetrike dhe shumështresore
Holanda paralajmëron për shfaqjen e një gjenerate të re kriminelësh kibernetikë
Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe si kundërpërgjigje të masës së Gjermanisë
Vendet e G20-ës arrijnë konsensus mbi politikën globale të teknologjisë
Trump: ShBA-ja po ballafaqohet me Iranin për të mbrojtur Izraelin, Lindjen e Mesme dhe Perëndimin
Ushtria izraelite bastis Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor
Kryediplomatja e BE-së kërkon rishqyrtim të vizave për rusët për shkak të shqetësimeve për sabotim
Rritet në 1.220 numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal-Kinë, gati 4.800 të zhdukur
Kina thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ulin tensionet dhe të kërkojnë zgjidhje politike
ShBA-ja: Mbi 17 milionë fuçi naftë kaluan të hënën përmes Ngushticës së Hormuzit
Egjipti, 16 të vdekur dhe 28 të plagosur nga aksidenti me autobus në Sinain e Jugut
Katari paralajmëron se sulmet iraniane rrezikojnë përkeqësimin e përshkallëzimit rajonal
Gjashtë të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut
Kallas: Sulmet hibride ruse mbartin "tiparet e terrorizmit të sponsorizuara nga shteti"
Forcat izraelite arrestojnë 12 palestinezë, ndërsa okupuesit djegin automjete në Bregun Perëndimor
Të paktën dy persona të plagosur nga shpërthimi në një stacion treni në Gjermani
Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet amerikane në provincën Khuzestan të Iranit
Irani nis sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe EBA
Presidenti kinez Xi mbërrin në Egjipt për vizitën e parë në 10 vjet