Azerbajxhani: Irani shënjestroi enklavën e Nakhchivanit
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit u shpreh se rezervon të drejtën për të marrë "masa të përshtatshme reagimi".
Azerbajxhani tha se enklava e saj Nakhchivan u godit nga dronë të lëshuar nga territori iranian.
Ministria e Jashtme e vendit tha në një deklaratë se sulmet ndodhën rreth mesditës, me një dron që goditi ndërtesën e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Nakhchivanit, ndërsa një tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad.
"Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat sollën dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe lëndime të dy civilëve",u tha në deklaratë.
Ajo shtoi se sulmi "përbën një shkelje të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe shërben për të rritur tensionet në rajon".
Ministria tha se Azerbajxhani rezervon të drejtën për të marrë "masa të përshtatshme reagimi".
Ajo tha gjithashtu se ambasadori iranian në Baku, Mojtaba Demirchilou, u thirr në Ministrinë e Jashtme, ku do të përcillet një "protestë e fortë" dhe do t'i paraqitet një notë diplomatike palës iraniane.