| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Dialogu Strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, Misajllovski: Partneriteti në nivel tepër të lartë
Ministri i Mbrojtjes së RMV-së, Vllado Misajllovski, para përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit amerikan theksoi se partneriteti afatgjatë mes dy vendeve aleate po i forcon kapacitetet mbrojtëse, paqen dhe sigurinë.
Dialogu Strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, Misajllovski: Partneriteti në nivel tepër të lartë
Dialogu Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut: Misajllovski vlerëson bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse / AA
7 Prill 2026

Në kuadër të Dialogut Strategjik me ShBA-në në Uashington, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, udhëhoqi seancën e parë të bisedimeve kushtuar çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ka theksuar se partneriteti afatgjatë mes dy vendeve aleate po forcon kapacitetet mbrojtëse, paqen dhe sigurinë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, Misajllovski, para përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit ka vlerësuar se bashkëpunimi është në nivel jashtëzakonisht të lartë. Ai ka shtuar se ekziston potencial i madh për një bashkëpunim edhe më të fortë dhe më gjithëpërfshirës në të ardhmen.

Ministri ka shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane, duke e cilësuar këtë partneritet si faktor kyç për transformimin dhe modernizimin e ushtrisë. 

“Mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, përmes aktiviteteve të përbashkëta shtesë, mundëson zhvillimin e qëndrueshëm të sigurisë, përputhshmërinë me standardet e NATO-s dhe përmbushjen e objektivave të aftësive të NATO-s”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë 30 viteve të fundit, përmes programeve amerikane të sigurisë, janë zbatuar rreth 70 projekte prokurimi për nevojat e Armatës, ndërsa gjithashtu janë realizuar aktivitete të shumta stërvitore, trajnime dhe edukim për personelin e mbrojtjes.

Misajllovski ka informuar se aktualisht janë në proces 16 marrëveshje furnizimi me ShBA-në për pajisje të ndryshme mbrojtëse. Po ashtu, siç ka thënë ai, po shqyrtohen mundësi të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit sipas planeve strategjike afatgjata.

Lidhur me buxhetin, ai ka prezantuar planet për rritje dhe modernizim gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Synimi është arritja e objektivave të Samitit të Hagës, që parashohin investime deri në 3,5 për qind të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, fokusi i të cilit është thellimi i partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit afatgjatë në nivel të lartë, delegacioni qeveritar do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ku, përveç diskutimeve mbi mbrojtjen dhe sigurinë, do të diskutohet edhe bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez
Vuçiq: Qëllimi i Prishtinës është të njihet pavarësia e Kosovës, pa asociacionin e komunave serbe
Kosovë, autoritetet arrestojnë një të dyshuar për përfshirje në sulmin e Banjskës
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës
Presidentja sllovene: Në Gaza po ndodh gjenocid, të hiqet vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision stabilizues në Gaza
Kryeministri serb Gjuro Macut vlerëson marrëdhëniet Türkiye-Serbi
Kuvendi i Kosovës miraton Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Gashi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Damka: Türkiye ka rol konstruktiv në Ballkan
Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancojmë marrëdhëniet shqiptaro-turke
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia
Shqipëria dhe Kosova do të konkurrojnë për të dytin vit në olimpiadën e përbashkët të gjuhës shqipe
Zv.kryeministri i Malit të Zi takon kryediplomaten palestineze në Forumin e Diplomacisë së Antalyas
Shqipëria mirëpret armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Shqipëri, fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Türkiye
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën