Boksieri shqiptar ​Jurgen Uldedaj bëhet kampion bote në versionin IBO

Uldedaj ka shkruar në Facebook se ëndrra është bërë realitet.

Boksieri shqiptar ​Jurgen Uldedaj bëhet kampion bote në versionin IBO / TRT Balkan

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është bërë kampion bote pasi rrahu Rolly Lambertin për ta fituar titullin IBO në peshën “Cruiserweight”.

Uldedaj gjatë gjithë kohës kishte kontrollin e ringut, duke goditur më saktë e më me vendosmëri.

Ai kërkonte ta shtynte ritmin e ndeshjes dhe ta detyronte Lambertin të reagonte, por kundërshtari i tij u tregua pasiv dhe i mbyllur gjatë gjithë duelit.

Uldedaj ka shkruar në Facebook se ëndrra është bërë realitet.

“Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, ka shkruar ai.