Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu të hënën ngushëllimet e saj për shpërthimin tragjik në një fabrikë çeliku në Türkiye, ku humbën jetën të paktën 16 persona.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Aliağa. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave”, shkroi von der Leyen në platformën X.
TË REKOMANDUARA
“I nderuar president Recep Tayyip Erdoğan, në këto momente të vështira, mendimet e mia janë me Türkiyen”, shtoi ajo.
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën, dy prej tyre rëndë, nga shpërthimi në një fabrikë hekuri dhe çeliku në qytetin e Izmirit, gjatë punimeve për zëvendësimin e një furre.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















